Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 10 26
2 KU 10 19
3 FL 10 17
4 KA 10 16
5 LA 10 14
6 PA 10 11
7 TE 10 11
8 LU 10 8
9 VL 9 6
10 LU 9 5

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3908
mod_vvisit_counterDje5467
mod_vvisit_counterKete jave3908
mod_vvisit_counterTe gjitha5886203

Vajzat kuqeblu tjetër fitore. Mundin 6-1 Kinostudion

Shtyp pdf

Tjetër fitore për vajzat e Vllaznisë dhe tashmë titulli duket gjithnjë e më pranë për ta. Sot, ata kanë zhvilluar ndeshjen e rradhës në kryeqytet ndaj njërës prej rivaleve të tyre, Kinostudios të cilën e kanë mundur me rezultatin e thellë 6-1. I vetmi shqetësim për drejtuesit e ekipit shkodran është padyshim pësimi i golit të parë në kampionat. Ka ndodhur pikërisht në këtë ndeshje dhe do të ishte futbollistja Lufo ajo që ndoshta do të "hyjë në histori" për këtë gjë sepse me siguri që Vllaznia nuk do të pësojë më gola të tjerë në kampionat. Pas këtij goli, ka qenë sulmuesja Muja që ka barazuar shifrat dhe pjesa e parë është mbyllur në barazim 1-1. Vetëm kaq ka rezistuar Kinostudio sepse në pjesën e dytë, vajzat kuqeblu kanë shpërthyer. Doçi do të shënonte tre gola, një tjetër Muja dhe të pestin Gjergji duke kompletuar fitoren 6-1 në këtë takim. Me këtë trepikësh Vllaznia është ngjitur në kuotën e 36 pikëve pas 12 ndeshjeve të luajtura (me pikë të plota) dhe me golaverazhin fantastik, 119-1. Deri në fund të kampionatit kanë mbetur edhe 6 ndeshje për t'u luajtur dhe titulli i katërt për të është formalitet.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al