Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 26 52
2 Pa 26 52
3 Sk 26 50
4 Lu 25 36
5 Vl 26 32
6 Ti 26 30
7 Te 26 28
8 La 26 25
9 Fl 24 22
10 Ko 25 12

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2387
mod_vvisit_counterDje8487
mod_vvisit_counterKete jave54248
mod_vvisit_counterTe gjitha4650248

Cungu: Sfida me Teutën vlen shumë. Duhet ta fitojmë medoemos

Shtyp pdf

Ndeshja me Teutën tashmë është në prag dhe padyshim që në kampin shkodran janë gati për ta kaluar me sukses atë, pavarësisht disa problemeve që Vllaznia ka mungesat e lojtarëve. I këtij mendimi është shfaqur trajneri Armando Cungu në konferencën e sotme për shtyp pikërisht në pragndeshjen e rradhës me durrsakët duke kërkuar maksimumin nga çdo futbollist që do të jetë në fushën e lojës. "Kemi pasë disa probleme ditët e fundit si me Bardullën, Pjeshkën e Tafilin por ato po shkojnë drejt rikuperimit dhe shpresojmë t'i kemi në fushë ndaj Teutës. Po ashtu, siç dihet për arsye dëmtimesh do na mungojnë Cicmil e Marku por ky nuk është justifikim. Ata që do të luajnë, duhet të japin më të mirën dhe të marrim fitoren e shumëpritur për ne. Objektivi gjithnjë ka qenë fitorja e çdo ndeshje dhe nga kjo nuk bën përjashtim as Teuta. Uroj dhe shpresoj shumë që këtë objektiv ta bëjmë realitet dhe të marrin këtë trepikëshin që do të na bënte shumë punë. Duhet të jemi shumë të kujdesshëëm sepse nëse sot jemi disi të qetë në renditje, një gabim do të na kushtonte shumë por unë kam besim tek skuadra që stërvis se do të jetë shumë serioze deri në fund të kampionatit"- ka thënë "timonieri" i kuqebluve para gazetarëve. I shfaqur në konferencën e sotme për shtyp përkrah portierit Selimaj, Cungu është ngacmuar duke i thënë se përderisa duhet fituar me Teutën, më mirë do kishte qenë që përkrah të kishte një sulmues, por numri 1 i pankinës shkodrane ka një mendim ndryshe kur thotë: "Patjetër që portieri është një pikë shumë e rëndësishme e skuadrës. Për më tepër që Selimaj në këto ndeshjet e fundit që është aktivizuar ka dhënë kontributin e tij maksimal për skuadrën që ajo të arrijë këto rezultate pozitive. Por kuptohet që për të arritur një rezultat të mirë, përgjegjësi kanë të gjithë, duke filluar nga unë, portieri e me rradhë pastaj të gjithë. Nëse nuk funksionojmë si grup, do të jetë shumë e vështirë për ne, ndaj çdo lloj kundërshtari. Jam shumë i kënaqur me paraqitjet e Selimajt. është një djalë serioz që ka punuar me përkushtim gjatë gjithë periudhës, edhe kur nuk ka luajtur. Ka arritur të punojë me shumë seriozitet dhe ta fitojë vendin e titullarit dhe shpresojmë që të vazhdojë kështu"-ka thënë Cungu për të. Ndeshja e së dielës do të luhet në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet të ketë interes edhe për tifozët shkodranë te cilet mendohet te mbushin shkallet e stadiumit me shume se çdohere tjeter kete rradhe.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al