Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 35 75
2 Pa 35 71
3 Sk 35 71
4 Lu 34 41
5 Te 35 40
6 Vl 35 39
7 Ti 35 38
8 Fl 33 37
9 La 35 37
10 Ko 34 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot6089
mod_vvisit_counterDje4253
mod_vvisit_counterKete jave35289
mod_vvisit_counterTe gjitha5040222

Pesë futbollistët e Akademisë Vllaznia nisin grumbullimin me Kombëtaren U-17

Shtyp pdf

Paraditen e sotme ka nisur në Durrës grumbullimi i kombëtares U-17 nën drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç. Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, pjesë e këtij grumbullimi janë edhe pesë futbollistë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për Entoni Shkoza, Egzon Shima, Rigers Xhahysa, Rigon Krymi dhe Edison Gjurkaj të cilët janë elementë të spikatur të ekipit U-16 të Akademisë së klubit tonë. Futbollistët shkodranë kanë qenë shpeshherë të preferuarit e trajnerëve të ekipeve tona kombëtare kuptohet nisur nga vlerat që ato posedojnë. Nëse sot krenohemi me disa lojtarë të rinj të cilët po spikasin tek ekipi i parë i Vllaznisë, kjo në fakt nuk është rastësi. Padyshim që të tjerë do t'i pasojnë ato në vitet e ardhshme në këtë rrugë që kanë nisur plot pasion. Akademia Vllaznia ka qenë gjithnjë strehë e shumë lojtarëve të talentuar dhe padyshim që edhe drejtuesit e saj kanë përqendruar punën kryesisht tek përgatitja e tyre. Natyrisht që urojmë një paraqitje sa më të mirë të pesë futbollistëve të thirrur së fundmi në kombëtaren U-17 për të marrë pjesë në një turne zyrtar të fundmuajit "Uefa Development" që do të zhvillohet në Qipro në datat 25-30 prill.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al