Deklaratë për shtyp e Klubit të Futbollit Vllaznia

Shtyp

Klubi i Futbollit Vllaznia përmes kësaj deklarate për shtyp shpreh shqetësimin e tij në lidhje me arbitrimin e ndeshjes së sotme Vllaznia- Tirana. Përmes medias, mësojmë se këtë takim do ta drejtojë një treshe arbitrash nga Italia. Sigurisht që nuk kemi të drejtë të paragjykojmë mënyrën si ata do të arbitrojnë, por kemi të drejtë të gjykojmë mënyrën si bëhen këto punë. KF Vllaznia pak ditë më parë, edhe zyrtarisht i ka bërë të ditur FSHF se është dakord që ndeshja të drejtohej nga arbitra shqiptarë, me kushtin e vetëm që ata të mos ishin nga kryeqyteti ngaqë do të luajmë ndaj një ekipi të tij. Por çuditërisht, kjo kërkesë nuk merret parasysh dhe sot mësojmë se ndeshja do të arbitrohet nga italianë! Ne na lind e drejta të bëjmë një pyetje: Si ka mundësi që të gjithë në Tiranë se kush do jetë arbitër dhe vetëm Vllaznia nuk di gjë? Si ka mundësi që vijnë arbitrat dhe nuk lajmërohet klubi? Si ka mundësi që nuk ka asnjë përfaqësues të klubit tonë në pritjen e shoqërimin e tij? Ne na lind e drejta të dyshojmë për të gjitha këto. Arbitrat vijnë në Tiranë, flenë në Tiranë, priten e shoqërohen nga tiranas, atëherë a kemi të drejtë të dyshojmë apo jo? Të njëjtën gjë besoj se do të bënte edhe klubi i Tiranës nëse këto arbitra do kishin mbërritur që mbrëmë në Shkodër, do kishin fjetur në një nga hotelet e Shkodrës dhe do ishin shoqëruar gjatë gjithë kohës nga shkodranë. Kjo nuk është aspak e drejtë megjithatë shpresojmë që të gjitha këto dyshimet tona të mos vërtetohen sepse pasojat do të ishin të mëdha.

www.vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com