Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 7 16
3 LA 7 10
4 FL 6 9
5 KA 6 9
6 PA 6 8
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 7 5
10 LU 7 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2209
mod_vvisit_counterDje4840
mod_vvisit_counterKete jave7049
mod_vvisit_counterTe gjitha5754256

Hebaj e Krymi, dy futbollistët e Vllaznisë marrin ftesën për Shpresat

Shtyp pdf

Grumbullimi i rradhës i kombëtares Shpresa, që do të nisë nesër në Durrës do të ketë brenda edhe dy futbollistë të ekipit të Vllaznisë. Bëhet fjalë për Ardit Krymin dhe Rubin Hebajn. Klubi jonë është njoftuar sot për t'i lënë të lirë futbollistët në fjalë për të qenë pjesë e këtij grumbullimi që do të zhvillohet në prag të ndeshjes miqësore që kjo kombëtare do të zhvillojë më datë 5 qershor ndaj Francës. Sigurisht që kemi të bëjmë me dy futbollistë të cilët e meritojnë një ftesë të tillë pasi në sezonin që sapo u mbyll kanë qenë shumë të rëndësishëm për Vllazninë. Sidomos Krymi, një lojtar i cili është prej sezonesh titullar i padiskutueshëm i formacionit kuqeblu ndonëse ende nuk i ka mbushur 21 vjeç. Nga ana tjetër, edhe thirrja e Hebajt nuk është ndonjë risi pasi ai ka qenë më parë pjesë e të gjitha ekipeve kombëtare të moshave dhe paraqitjet e mira që ka zhvilluar së fundi edhe me skuadrën shkodrane duke shënuar edhe katër gola për të, kanë tërhequr edhe vëmendjen e stafit të kombëtares Shpresa që nuk kanë ngurruar ta ftojnë për ndeshjen e rradhës. Për më tepër që kemi të bëjmë me një futbollist të perspektivës i cili muajin e ardhshëm do të mbushë 19 vjeç.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al