Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2868
mod_vvisit_counterDje5192
mod_vvisit_counterKete jave20320
mod_vvisit_counterTe gjitha5435114

Nesër në Elbasan finalja e U-19, Vllaznia- Partizani

Shtyp pdf

Mesditën e së enjtes në stadiumin “Elbasan Arena” do të zhvillohet ndeshja finale e kampionatit kombëtar të 19 vjeçarëve, ajo në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Fakti që luhet në një prej stadiumeve më të mira të vendit dhe do të transmetohet edhe nga televizioni publik, tregon më së miri për rëndësinë që Federata Shqiptare e Futbollit është duke I treguar edhe këtyre kampionateve. Finalja e kampionatit të kësaj grupmoshe për më tepër që ka vënë përballë njëra- tjetrës dy prej ekipeve më të mira të vendit të cilët pritet të dhurojnë një ndeshje shumë interesante.  Ato në fakt janë ndeshur edhe dy javë më parë në ndeshjen e fundit të fazës së dytë të kampionatit kur Vllaznia fitoi Brenda në Tiranë me rezultatin 3-1 dhe u shpall kampione e grupit A. Megjithatë nesër do të jetë histori tjetër sepse finalja mbetet finale. Skuadra shkodrane është përgatitur për ta kaluar me sukses këtë sfidë. Përbërja e saj në këtë takim do të jetë e plotë pasi me pjesën tjetër të futbollistëve janë bashkuar edhe dy mbrojtësit, Miloti dhe Rahova të cilët deri të shtunën kanë qenë si përforcim me ekipin e parë të Vllaznisë për ndeshjen me Tiranën. Po ashtu, me të është bashkuar edhe mbrojtësi Isufi I cili ka qenë pjesë e kombëtares U-19 në turneun që ajo zhvilloi në Itali ditët e fundit ku ai ka qenë titullar në fushë në të gjashtë ndeshjet që ka zhvilluar dhe ka bërë një paraqitje të mirë. Në “Elbasan Arena” të enjten pritet të jenë të gjithë drejtuesit e klubit por edhe tifozë të cilët do të përkrahin futbollistët e rinj drejt arritjes së objektivit të tyre për t’u shpallur kampionë të këtij sezoni. Ata kanë treguar se e meritojnë këtë gjë nisur nga ecuria që kanë patur megjithatë finalja mbetet finale dhe duhet bërë shumë kujdes. Trajnerët Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi kanë punuar shumë me lojtarët gjatë këtyre ditëve dhe tashmë pritet vetëm suksesi.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al