Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 FL 0 0
1 KA 0 0
1 KU 0 0
1 LA 0 0
1 LU 0 0
1 LU 0 0
1 PA 0 0
1 SK 0 0
1 TE 0 0
1 VL 0 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2873
mod_vvisit_counterDje5192
mod_vvisit_counterKete jave20325
mod_vvisit_counterTe gjitha5435119

Vllaznia U-19 shpallet kampione e Shqipërisë për sezonin 2016-17

Shtyp pdf

Një tjetër sukses për 19 vjeçarët e klubit tonë. Pas shpalljes kampion i grupit A pak ditë më parë, pasditen e sotme ato janë shpallur edhe kampion të të gjithë Shqipërisë. Ka ndodhur kështu pas përfundimit të finales ndaj Partizanit, finale kjo që u luajt në stadiumin "Elbasan Arena". Koha e rregullt e ndeshjes ka përfunduar në barazim. Të parët kanë kaluar në avantazh futbollistët e kuq ndërkohë që në pjesën e dytë ka barazuar Elmir Lekaj për kuqeblutë. Ky rezultat nuk do të rezultonte deri në fund të 90 minutëshit dhe në bazë të rregullores së këtij kampionati, nuk do kishte kohë shtesë por menjëherë gjuajtje nga pika e 11-metërshit. Pas përfundimit të tyre, Vllaznia U-19 ka qenë më e saktë teksa ka fituar 3-1 falë gjuajtjeve të sakta të Milotit, Rajçeviq e Pusit ndërkohë që protagonisti kryesor i këtyre 11-metërshave do të ishte portieri Bajri që ka pritur dy prej tyre duke i dhënë suksesin skuadrës së tij. Kjo ka bërë që pas përfundimit të gjuajtjes së tyre, në kampin shkodran ka shpërthyer festa. E shoqëruar më pas edhe me ndarjen e medaljeve ndërkohë që në fund ka qenë anëtari i Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së Abdyl Kuriu ai që i ka dorëzuar kupën e kampionatit kapitenit Belajdi Pusi. Një sukses i merituar i këtij ekipi, i futbollistëve të tij, i trajnerëve Elvin Beqiri dhe Albert Kaçi por edhe i drejtuesve të Akademisë dhe atyre të klubit të cilët shohin veten të kurorëzohen si më të mirët e Shqipërisë për këtë grupmoshë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al