Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 36 75
2 Pa 36 72
3 Sk 36 72
4 Lu 35 44
5 Fl 34 40
6 Vl 36 40
7 Te 36 40
8 La 36 40
9 Ti 36 39
10 Ko 35 13

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot562
mod_vvisit_counterDje4594
mod_vvisit_counterKete jave29886
mod_vvisit_counterTe gjitha5174290

Akademia Vllaznia kampion edhe me ekipet U-16 dhe U-12

Shtyp pdf

Kampionatet e Ligës Amatore të Zonës së Veriut kanë përfunduar mesditën e sotme dhe Akademia Vllazniaka siguruar edhe dy tituj të tjerë kampion, pas atij të U-19 që pak ditë më parë u shpall kampion i Shqipërisë. Përveç tij kanë spikatur edhe ekipet U-16 dhe U-12 të cilët kanë dominuar ndaj kundërshtarëve të tyre në ndeshjet finale të luajtura sot dhe janë vlerësuar kësisoj si më të mirët e kampionatit duke marrë edhe kupat përkatëse. Ekipi U-16 i drejtuar nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, kanë luajtur në finale ndaj ekipit të Shkodrës dhe kanë fituar me rezultatin e thellë 5-0. Një dominim absolut i këtij ekipi i cili ndonëse me futbollistë të një datëlindje më të vogël, kanë arritur të triumfojnë ndaj të gjithë rivalëve dhe të shpallen kampionë të kategorisë U-17. Sakaq, finalja e kategorisë U-13 është luajtur në mes dy ekipeve të Akademisë tonë, atij U-12 të drejtuar nga trajneri Luan Zmijani dhe atij U-13 të drejtuar nga Astrit Prençi. Kanë fituar të parët 2-1 duke u shpallur kampionë të kësaj grupmoshe. Sigurisht që këto janë të tjerë suksese të Akademisë tonë që përveçse nxjerr lojtarë të talentuar, fiton edhe tituj të shumtë kampionë.

© vllaznia.al


Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al