Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 TE 2 6
2 SK 2 4
3 KU 2 4
4 LA 2 3
4 VL 2 3
6 FL 2 3
7 LU 2 3
8 KA 2 1
9 PA 2 1
10 LU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3287
mod_vvisit_counterDje4381
mod_vvisit_counterKete jave32925
mod_vvisit_counterTe gjitha5598439

Vllaznia U-16 kalon Tiranën dhe e sheh veten në finale

Shtyp pdf

Pas përfundimit të kampionateve të Ligës Amatore sipas zonave, ka nisur së fundi edhe play off-i i kampionatit kombëtar të saj. Ekipet kampione sipas zonave janë duke u ndeshur në Tiranë për të caktuar kësisoj se kush do të jetë ekipi kampion i këtij sezoni. Në ndeshjen e parë gjysmëfinale, Vllaznia U-16 është ndeshur me Tiranën.Shkodranët në fakt janë 16 vjeçarë por kanë luajtur me kundërshtarë të një datëlindje më të madhe ngaqë kështu është struktura e Akademisë Vllaznia duke i dhënë prioritet çdo datëlindje. Megjithatë kjo nuk i ka penguar shkodranët të jenë të suksesshëm. Ata kanë fituar 1-0 ndaj Tirana U-17 me golin e shënuar nga Barbullushi dhe në këtë mënyrë kanë siguruar daljen në finalen e këtij kampionati. Trajneri Zhejani në këtë ndeshje gjysmëfinale ka aktivizuar këtë formacion: në portë Harusha, në mbrojtje Peku, Çomo, Shimaj e Amuli, në mesfushë Torishta, Kerjota, Deda, Asllani e Mali ndërsa në sulm ka luajtur  Barbullushi. Vllaznia U-16 tashmë pret fituesin e çiftit tjetër gjysmëfinalist, atij Elbasani- Durrësi, për të mësuar se me kë do të ndeshet në finalen që do të zhvillohet këto ditë dhe ku padyshim që objektiv do të jetë fitorja dhe shpallja kampion i Shqipërisë.

© vllaznia.al

 

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al