Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 6 16
2 KU 7 16
3 LA 7 10
4 FL 6 9
5 KA 6 9
6 PA 6 8
7 TE 6 7
8 VL 6 5
9 LU 7 5
10 LU 7 2

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2273
mod_vvisit_counterDje4840
mod_vvisit_counterKete jave7113
mod_vvisit_counterTe gjitha5754320

Gilman Lika: Vllaznia ka vetëm një objektiv me Flamurtarin, fitoren

Shtyp pdf

Nesër, në Shkodër në kuadrin e javës së pestë të kategorisë Superiore do të luhet ndeshja Vllaznia- Flamurtari. Një përballje e rëndësishme për të dy skuadra por në veçanti për atë shkodrane ngaqë luan në fushën e vet dhe deri më tani ka shfaqur jo pak oshilacione në ecurinë e saj. Kapiteni i saj Gilman Lika, në konferencën e sotme për shtyp, ka premtuar se objektivi i kuqebluve në këtë sfidë është vetëm fitorja. "Kjo periudhë 10 ditore pa ndeshje na ka shërbyer për të përmirësuar formën tonë sepse kemi zhvilluar seanca shtesë ngaqë jo të gjithë lojtarët kanë patur formën e duhur. Na duhet të bëhemi gati dhe të fitojmë ndeshjen e rradhës me Flamurtarin. Një fitore që do të vlente për tifozët por edhe për veten tonë sepse do të na ndihmojë shumë për ecurinë e mëtejshme. Nuk do të jetë e lehtë sepse Flamurtari ka treguar deri më tani se ka një skuadër shumë solide megjithatë jemi të vendosur për të kërkuar fitoren"- ka thënë ai.Sakaq kapiteni i Vllaznisë në prononcimin e tij po ashtu u ka bërë thirrje edhe tifozëve dhe në veçanti grupimit "Vllaznit Ultras" për të qenë në stadium dhe për ta përkrahur skuadrën se ajo ka nevojë për ta."Kjo është një çështje për të cilën kam dashur të flas këto kohët e fundit. Mungesa e grupimit "Vllaznit Ultras" në stadium na ka dëmtuar shumë. Nuk e di arsyen e saktë por u bëj thirrje edhe drejtuesve të klubit të ulen e të bisedojnë me ta për të gjetur gjuhën e bashkëpunimit sepse kjo është në të mirën e të gjithë neve, është në të mirën e Vllaznisë mbi të gjitha"- ka thënë Lika.Takimi do te nise ne oren 14.00 ne stadiumin "Loro Boriçi" dhe tifozet shkodrane mendohet te jene perkrah skuadres ne menyre qe ajo te rikthehet serish tek fitorja.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al