Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 Ku 29 59
2 Pa 29 59
3 Sk 29 56
4 Lu 29 39
5 Vl 30 37
6 Ti 29 32
7 Te 29 32
8 Fl 28 31
9 La 29 29
10 Ko 29 12

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2407
mod_vvisit_counterDje4142
mod_vvisit_counterKete jave2407
mod_vvisit_counterTe gjitha4832344

Femrat e Vllaznisë matematikisht kampione dy javë para fundit

Shtyp pdf

Me fitoren e arritur pasditen e sotme ndaj Apolonisë me rezultatin 2-0, Vllaznia për femra është matematikisht kampione e Shqipërisë dy javë përfundimit të kampionatit.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia ndal serinë e rezultateve pozitive. Mundet 0-2 në Vlorë

Shtyp pdf

Pas 6 rezultatesh pozitive, kuqeblutë janë ndalur pasditen e sotme në Vlorë nga Flamurtari, pikërisht në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të Superligës. Vendasit kanë fituar me rezultatin 2-0 falë golave të realizuar përkatësisht nga një në çdo pjesë, me Bushiç që ka kaluar ata në avantazh në minutën e 7’ dhe Alvezh që ka shënuar golin e dytë në të 61’.


Nga ana tjetër, dy traversat e Vllaznisë, të regjistruara nga Bardulla dhe Tafili, kanë qenë të pamjaftueshme për të ruajtur serinë e rezultateve pozitive. Përpos tyre, kjo ndeshje ka patur brenda edhe dy raste të dyshimta teksa sulmuesi Hebaj është penguar në mënyrë të parregullt dy herë brenda zonës së kundërshtarit por arbitri luksemburgas që ka drejtuar këtë ndeshje, nuk ka qenë i mendimit për 11-metërsha. Pavarësisht kësaj ndalese, Vllaznia duket e vendosur për të vijuar rrugën e saj për rikthimin sërish në vendin e katërt në renditje.

 

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Tek Vllaznia janë të bindur. Nga Vlora nuk kthehemi pa pikë

Shtyp pdf

Flamurtari- Vllaznia është sfida e rradhës që do të ketë ekipi shkodran, sfidë e cila do të luhet të shtunën në orën 19.00 në stadiumin e qytetit të Vlorës. Për vendasit do të jetë një ndeshje për "jetë a vdekje" megjithatë pjestarët e ekipit shkodran, drejtori sportiv Eugent Zeka dhe dy futbollistët Arsid Kruja dhe Erald Çinari janë shprehur të bindur se nga Vlora nuk do kthehen pa pikë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Pesë futbollistët e Akademisë Vllaznia nisin grumbullimin me Kombëtaren U-17

Shtyp pdf

Paraditen e sotme ka nisur në Durrës grumbullimi i kombëtares U-17 nën drejtimin e trajnerit Xhemal Mustedanagiç. Siç kemi bërë të ditur edhe më parë, pjesë e këtij grumbullimi janë edhe pesë futbollistë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për Entoni Shkoza, Egzon Shima, Rigers Xhahysa, Rigon Krymi dhe Edison Gjurkaj të cilët janë elementë të spikatur të ekipit U-16 të Akademisë së klubit tonë.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Vllaznia ndal sërish Partizanin. Ngjitet në vendin e katërt

Shtyp pdf

Kuqeblutë tregojnë sërish karakter, dinjitet dhe tregojnë forcën e tyre përsëri. Këtë herë ndaj Partizanit sërish, me të cilin vazhdon seria e rezultateve pozitive. Në "Loro Boriçi" pasditen e sotme, Vllaznia ka barazuar 1-1 ndaj të kuqve, madje ajo ka qenë shumë pranë fitores. Takimi ka patur brenda shumë emocione. Ka nisur mirë për vendasit të cilët ndonëse me pesë mungesa në formacion, janë shfaqur shumë dinjitozë në fushën e lojës.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Cungu: Vllaznia ka objektiv të qartë, synon fitoren me Partizanin

Shtyp pdf

Ndeshja më e rëndësishme e javës me siguri që konsiderohet ajo e nesërmja në "Loro Boriçi" në mes Vllaznisë dhe Partizanit. Një ballafaqim tek i cili i kanë sytë të gjithë. Por nëse të kuqve u bën punë vetëm fitorja, për shkodranët është ndryshe. Ata kanë në favorin e tyre edhe barazimin. Këtë të fundit vetë trajneri Cungu e ka konsideruar një rezultat pozitiv dhe sipas tij, skuadra duhet të jetë e kënaqur nëse e arrin.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e së dielës me Partizanin

Shtyp pdf

KF Vllaznia bën me dije se biletat për ndeshjen e së dielës ndaj Partizanit tashmë kanë dalë në shitje dhe të gjithë sportdashësit shkodranë mund t'i blejnë ato në sportelet pranë stadiumit "Loro Boriçi", të cilët do të jenë të hapur edhe gjatë gjithë ditës së shtunë ashtu si dhe të dielën.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Asambleja e KF Vllaznia sh.a rimblidhet më 20 prill

Shtyp pdf

Klubi i Futbollit Vllaznia sh.a bën të ditur se mbledhja e rradhës e Asamblesë së Përgjithshme të tij do të zhvillohet më datë 20 prill 2017, menjëherë pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Bashkiak Shkodër, mbledhje kjo që nis në orën 10.00. Mbledhja e kësaj Asambleje siç dihet është e shtyrë nga data 30.03.2017 për mungesë kuorumi dhe do të ketë të njëjtin rend dite:

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Pesë futbollistë të Akademisë Vllaznia grumbullohen në kombëtaren U-17

Shtyp pdf

Ditën e hënë, në Durrës do të grumbullohet kombëtarja U-17 e cila do të marrë pjesë në një turne zyrtar të fundmuajit "Uefa Development" që do të zhvillohet në Qipro në datat 25-30 prill. Trajneri Xhemal Mustedanagiç ka thirrur në këtë grumbullim edhe disa futbollistë nga Akademia Vllaznia. Kokretisht bëhet fjalë për Entoni Shkoza, Egzon Shima, Rigers Xhahysa, Rigon Krymi dhe Edison Gjurkaj. Ata kuptohet që kanë spikatur me paraqitjet e tyre me ekipin U-17 të Vllaznisë dhe për rrjedojë kanë marrë edhe ftesën përkatëse për të qenë pjesë e kombëtares së kësaj grupmoshe.

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Me shumë...

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al