1-1 ndaj Universitateas. Kuqeblutë kanë shpresa për kualifikim

Vllaznia ka arritur të marrë një barazim me vlerë në përballjen e parë ndaj Universitatea Craiova, duke lënë gjithçka të hapur për kualifikimin në turin e tretë të “UEFA Europa Conference League”.

Në ndeshjen e luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi” në prani të rreth 10 mijë tifozëve dhe në një atmosferë fantastike, futbollistët tanë kanë bërë më të mirën duke qenë shumë seriozë në fushën e lojës. Ndonëse janë ndëshkuar me 11-metërsh në minutën e 45-të me anë të Ivan, sërish kanë patur besim në aftësitë e tyre dhe ia kanë dalë.

Ka qenë sulmuesin Ardit Hoxhaj ai i cili barazoi shifrat në minutën e 51-të dhe më pas e deri në fund nuk ka patur zhvillime të tjera duke bërë që i gjithë takimi të mbyllet në barazim 1-1.

Ndeshja e ardhshme do të luhet më 28 korrik në stadiumin e Krajovës dhe padyshim që kuqeblutë do të futen në fushën e lojës me objektivin e qartë për të kërkuar kualifikimin.

Vllaznia- Universitatea Craiova 1-1

Vllaznia: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatoviç, Hakaj, Jonuzi (Alivoda 89′), Boshnjaku, Heriç (H. Marku 46′), Kruja (A.Hoxhaj 46′), Çoba (Latifi 82′), Aralica (Kaina 52′). Tr: M. Josa

Shpërndaje