Vllaznia fitore përmes emocionesh. Mund 5-4 Dinamon

Vllaznia U21 eshte rikthyer tek fitorja ne kampionat teksa pasditen e sotme ka fituar me rezultatin 5-4 ndaj Dinamos ne ndeshjen e rradhes, e cila eshte luajtur pasditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ne fakt kane qene dinamovitet qe kane kaluar te paret ne avantazh me ane te futbollistit lezhjan Perloshi qe ne minuten e 6-te, por pese minuta me vone ka qene Geralb Smajli qe ka barazuar per Vllaznia U21.

Shkodranet do kalonin ne avantazh me ane te sulmuesit Mersian Muliu por serish shifrat do te barazoheshin sepse Gledian Pusi do te shenonte autogol duke i çuar shifrat ne 2-2.

Nderkohe Mhillaj do te shenonte edhe te tretin per Dinamon ne ’41, por kuqeblute do te fitonin nje 11-metersh qe do te shnderrohej ne gol nga Uheid Hoxha ne minuten e 43-te. Madje, po ky futbollist ne minuten e 45-te do te shenonte edhe nje gol tjeter dhe ne kete menyre, Vllaznia U21 do te shkonte ne pushim me rezultatin 4-3.

Ne pjesen e dyte Alushi do te barazonte shifrat perseri per Dinamon megjithate per ta mbyllur ndeshjen do te mendonte serish Geralb Smajli qe do te shenonte edhe golin e peste dhe te fundit te ndeshjes.

Vllaznia U21 ne kete menyre me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 48 pikeve dhe i ka marre vendin e trete Dinamos qe ka mbetur ne kuoten e 47 pikeve

Shpërndaje