E Mrekullueshmja/ Vllaznia e femrave shkon në grupet e Ligës së Kampioneve

Vllaznia e femrave arrin mrekullinë. Ajo ka fituar 2-1 në sfidën e kthimit ndaj Vorskla Kharkiv-2 dhe në këtë mënyrë është kualifikuar për në fazën e grupeve të “UEFA ëomen’s Champions League”. Diçka historike për këtë skuadër por edhe për futbollin shqiptar sepse është arritja më e madhe e tij.

Ndeshja ka nisur me gol për ekipin kuqeblu që ka kaluar në avantazh me anë të sulmueses Patterson dhe pjesa e parë do të mbyllej me këtë avantah të tij në shifrat 1-0.

Në të dytën u krijua bindja se ndeshja do të përfundonte kështu, por në minutën e 85-të ekipi ukrainas arriti të barazonte. Por barazimi zgjati vetëm 3 minuta sepse mesfushorja Gresa Berisha me një gjuajtje potente nga jashtë zone do ta dërgonte sërish topin në rrjetë.

Deri në fund pastaj nuk do të kishte gol tjetër dhe kësisoj i gjithë takimi mbyllet me shifrat 2-1 në favor të Vllaznisë. Nisur edhe nga rezultati 1-1 i sfidës së parë, ekipi ynë në këtë mënyrë fiton të drejtën për të shkuar në fazën e grupeve. Diçka e mrekullueshme. Një sukses i jashtëzakonshëm i vajzave tona, i stafit teknik me në krye trajnerin Leka, e në veçanti i presidentit Matija për ekipin që ka ndërtuar./vllaznia.al/

Shpërndaje