Goli i Arës nuk mjafton, Vllaznia U17 vetëm barazim 1-1 ndaj Internacionalit

Shpërndaje

Java e 17-të e kampionatit kombëtar të moshave nuk ka dhuruar një rezultat shumë të mirë për ekipin e Vllaznia U17, e cila ka marrë një barazim në shtëpi, në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi”. Kështu, Vllaznia U17 ka marrë një barazim në shtëpi dhe për rrjedhojë vazhdon të jetë në vendet e para të tabelës së klasifikimit, pas javës së 17-të të kampionatit.

Ajo ka luajtur në “Reshit Rusi” ndaj Internacional dhe ka qenë një takim shumë i fortë, sepse të dy ekipet janë në krye te renditjes, përkatësisht Internacional në vendin e parë dhe Vllaznia në vendin e dytë.

Në fakt, kanë qenë vendasit e Vllaznisë ata që shënuan të parët me anë të Arës. Kështu, pjesa e parë është mbyllur në favor të Vllaznisë, me shifrat 1-0. Në të dytën nuk kanë munguar rastet dhe përpjekjet e të dy ekipeve për të shënuar, por gol ka patur vetëm nga ana e Internacional.

Në minutën e 79-të, ka qenë Bushati, që ka shënuar golin e barazimit për miqtë. Deri në fund, asgjë nuk ka ndryshuar sa i takon rezultatit dhe përfundimisht kjo ndeshje është mbyllur në barazim 1-1.

Me këtë pikë, të dy ekipet ndodhen në vendin e parë dhe të dytë të renditjes, teksa Internacional kryeson tabelën e klasifikimit, në vendin e parë me 42 pikë dhe Vllaznia në vendin e dytë, me 32 pikë.

Similar Posts