|

Goli i Çobës në ’95 i jep fitoren Vllaznisë ndaj Kukësit

Shpërndaje

Vllaznia ka marrë një fitore me shumë vlerë dhe përmes shumë emocionesh në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj Kukësit të luajtur mbrëmjen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Fatin e këtij takimi e ka vendosur goli i shënuar nga sulmuesi Mehdi Çoba në minutën e 95-të, gol ky që i dha fitoren skuadrës tonë me rezultatin 2-1.

Më parë ka qenë Victor da Silva ai që ka kaluar në avantazh kuqeblutë kur ka shënuar me kokë në minutën e 42-të pas një asisti të shkëlqyer të Gurishtës nga e djathta. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat 1-0 për Vllazninë.

Në të dytën ajo ka patur mundësi të thellojë avantazhin por nuk ia doli, ndërkohë që Kukësi ka përfituar nga një pasiguri e tanëve dhe në minutën e 80-të ka barazuar me anë të Lulajt.

Ndeshja u duk se do të shkonte drejt barazimit por nuk do të mendonte kështu Çoba i cili pas një asisti të bukur nga Heriç, ka kaluar portierin kundërshtar duke e dërguar topin në rrjetë dhe duke i dhuruar fitoren Vllaznisë.

Me këtë trepikësh ajo është ngjitur në kuotën e 49 pikëve dhe është e pozicionuar për momentin në vendin e tretë të renditjes. Javën e ardhshme, kuqeblutë luajnë në kryeqytet ndaj Tiranës./vllaznia.al/

Similar Posts