Goli i Malës nuk mjafton, kuqeblutë barazim 1-1 në Durrës ndaj Teutës

Java e 24-të e kampionatit i ka dhuruar një barazim 1-1 Vllaznisë, në ndeshjen që ajo ka luajtur pasditen e së hënës në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit ndaj Teutës vendase.

Kuqeblutë kanë kaluar të parët në avantazh me anë të futbollistit Esat Mala që në minutën e 15-të megjithatë kjo nuk ka zgjatur shumë sepse Kallaku në ’31 do të barazonte për durrsakët.

Në pjesën e dytë pavarësisht rasteve të krijuara nuk ka patur gol tjetër dhe në këtë mënyrë, i gjithë takimi është mbyllur në shifrat e barabarta 1-1, me dy ekipet që ndajnë nga një pikë.

Vllaznia pas kësaj jave ndodhet në kuotën e 36 pikëve dhe është e pozicionuar në vendin e katërt të renditjes, ndërkohë që të shtunën ajo do të presë Partizanin në Shkodër, në kuadrin e javës së 25-të të “Abissnet Superiore”./vllaznia.al/

Ndaj Teutës, skuadra jonë luajti me këtë formacion: Zogoviç, Smajli, Gurishta, Bulatoviç, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi, Marku (Alivoda ’57), Çoba (A.Hoxhaj ’57), Mala, Balaj (Kaina ’83). Trajner Mirel Josa.

Shpërndaje