Goli i Vulajt nuk mjafton, Vllaznia e humb ndeshjen e parë të Kupës ndaj Flamurtarit

Ndonëse shënoi e para, Vllaznia nuk arriti dot të dalë e fituar nga ndeshja e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Vlorë, Flamurtari vendas ka arritur të fitojë me rezultatin 2-1.

Të parët që kanë kaluar në avantazh kanë qenë futbollistët tanë me anë të Vulajt që e ka dërguar topin në rrjetë që në minutën e 11-të. Skuadra jonë pati edhe ndonjë moment tjetër shënimi dhe mundësi të mirë për të dyfishuar por nuk ia doli.

Si rrjedhojë, përfituan vendasit që fillimisht barazuan në minutën e 20-të me anë të Fernando ndërsa në minutën e 35-të do të shënonte edhe golin e dytë me anë të futbollistit Disha. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 2-1 për Flamurtarin.

Në të dytën pati përpjekje nga të dy ekipet për të shënuar por nuk ia dolën dhe si rrjedhojë i gjithë takimi u mbyll me këtë rezultat. Kujtojmë që ndeshja e kthimit do të luhet më 12 tetor në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës./vllaznia.al/

Shpërndaje