Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 16 37
2 FL 16 28
3 LA 16 27
4 KU 16 25
5 PA 16 24
6 KA 16 23
7 LU 16 19
8 VL 16 15
9 TE 16 15
10 LU 16 8

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4213
mod_vvisit_counterDje6636
mod_vvisit_counterKete jave10849
mod_vvisit_counterTe gjitha6349948

VLLAZNIA U-17 E MBYLL NË VEND TË PARË, SHPALLET “KAMPIONE DIMRI”

Shtyp pdf

Ecuria shumë pozitive e ekipit Vllaznia U-17 ka vijuar me një tjetër fitore. Ka ndodhur kështu në ndeshjen e prapambetur të javës së 11-të të kampionatit, atë të luajtur në Laç ndaj skuadrës vendase. Kjo ndeshje duhej të ishte luajtur javën e kaluar por për shkak të përmbytjeve që pushtuan këtë qytet, bënë që kjo ndeshje të shtyhej dhe të luhej pikërisht dje. Në fund të takimit, Vllaznia U-17 ka arritur të fitojë me rezultatin 2-0. Protagonistë të kësaj fitoreje, kanë qenë dy ndër lojtarët më të zakonshëm që shënojnë për këtë skuadër, pikërisht Rigers Xhahysa dhe Sindrit Barbullushi. Me këtë trepikësh, ekipi shkodran që drejtohet me sukses nga trajnerët Nefail Zhejani dhe Denis Zmijani, është ngjitur në kuotën e 28 pikëve duke qenë sërish në vendin e parë dhe kësisoj duke u kurorëzuar me titullin simbolik “kampion i dimrit” Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e prapambetur ndaj Laçit edhe ekipi U-19 i Akademisë Vllaznia. Në fund të takimit, kuqeblutë e drejtuar nga trajnerët Luan Zmijani e Gjon Kola, kanë rregjistruar rezultatin 2-1. Autorë të golave për ta kanë qenë mesfushori Elmir Lekaj dhe sulmuesi Ildi Gruda. Padyshim që një fitore e tillë do i shërbejë për mirë ekipit shkodran në prag të nisjes së pushimeve të fundvitit. Me siguri që vitin e ardhshëm, ecuria e tij do të jetë edhe më e mirë.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al