Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 35 72
2 KU 35 62
3 LU 35 56
4 PA 35 53
5 LA 35 53
6 TE 35 46
7 FL 35 45
8 KA 35 43
9 VL 35 41
10 LU 35 11

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot503
mod_vvisit_counterDje8963
mod_vvisit_counterKete jave47268
mod_vvisit_counterTe gjitha8003371

Trajneri Gjoka: Jam i kënaqur me skuadrën dhe merkaton e zhvilluar

Shtyp pdf

Natyrisht që atë nuk e ka ngrohur rezultati i thellë i arritur në fitoren e sotme ndaj Vllaznisë B me rezultatin 7-1. Ernest Gjoka e ka të qartë se kundërshtarët në kampionat do të jenë shumë më të fortë megjithatë ai është i kënaqur nga reagimi i skuadrës së tij. "Natyrisht që niveli i kundërshtarit nuk ishte i lartë por gjithsesi gjej rastin të falenderoj trajnerin Ervis Kraja që na e solli ekipin këtu në Ulqin për të zhvilluar këtë miqësore ndonëse lojtarët e tij nuk ishin në formën optimale.Për ne ishte e rëndësishme të shikonim reagimin e futbollistëve në fushë. Kanë ardhur katër lojtarë të rinj në skuadër dhe ata duhet të ambjentohen me pjesën tjetër të saj. Natyrisht që për Sukajn, Malotën e Mersinin kjo përshtatje mund të jetë më e lehtë ngaqë luajnë prej vitesh në kampionatin shqiptar dhe vetëm Berisha mund ta ketë disi më problem. Por edhe ai besoj se do të ingranohet shumë shpejt. E rëndësishme është që Vllaznia tashmë është më e plotë sepse kemi marrë lojtarë në pozicionet ku kishim më shumë nevojë. Unë jam i kënaqur me merkaton që kemi zhvilluar dhe për këtë gjej rastin të falenderoj presidenten tonë, zonjën Voltana Ademi, për sakrificën e bërë sepse është riformatuar thuajse gjysma e skuadrës. Javën tjetër po shohim mundësinë për zhvillimin edhe të një miqësoreje tjetër me një ekip malazez para se të kthehemi në Shkodër ku do t'i japim dorën e fundit përgatitjeve për ndeshjen e parë të kampionatit".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al