Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 27 60
2 KU 28 51
3 PA 28 45
4 LA 28 42
5 LU 28 41
6 FL 27 37
7 KA 28 34
8 VL 28 33
9 TE 28 30
10 LU 28 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot4797
mod_vvisit_counterDje8042
mod_vvisit_counterKete jave32111
mod_vvisit_counterTe gjitha6949236

Vllaznia U-19 ndal serinë e fitoreve në Kukës, ajo U-17 fiton në Lezhë

Shtyp pdf

Ecuria e fitoreve të Vllaznia U-19 në kampionat është ndalur sot. Ajo ka barazuar në ndeshjen e rradhës me Kukësin megjithatë, shkodranët jo vetëm kanë ruajtur vendin e parë në renditje por edhe e kanë thelluar edhe me një pikë diferencën me skuadrën e vendit të dytë.Kukësianët kanë qenë ata të parët që kanë kaluar në avantazh. Madje kanë shënuar dy gola me të njëjtin autor, Domin.

Fillimisht në minutën e 8-të dhe më pas në '24. Pjesa e parë kësisoj është mbyllur me rezultatin 2-0 për Kukësin. Një rezultat që padyshim ka vënë në lëvizje kuqeblutë të cilët nuk mund të pajtoheshin dot me këtë disavantazh. Në '55 ata kanë fituar të drejtën e një 11-metërshi që është kthyer në gol nga mesfushori Hoxha. Madje po ky futbollist do të "shpëtonte" Vllaznia U-19 sepse në minutën e 88-të ka shënuar golin e dytë duke barazuar shifrat. Përfundimisht barazim 2-2 dhe shkodranët kësisoj ndalin këtu serinë prej 15 fitoresh të arritura deri më tani. Megjithatë pavarësisht rezultatit të sotëm, diferenca e saj me Partizanin e vendit të dytë është thelluar, duke shkuar tashmë në pesë pikë sepse të kuqtë kanë humbur këtë javë.
Nderkohe, pas barazimit javën e kaluar, Vllaznia U-17 është rikthyer sot tek fitorja sërish. Ajo ka luajtur në Lezhë ndaj Portos vendase me të cilën ka triumfuar me rezultatin e pastër 3-0. Rezultati është zhbllokuar që në minutën e 5-të kur Deda ka kaluar në avantazh kuqeblutë. 12 minuta më vonë, ka qenë Marku ai që ka shënuar edhe golin e dytë dhe në këtë mënyrë, pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0 për Vllazninë. Për të mbyllur ndeshjen do të mendonte Asllani i cili do të shënonte edhe golin e tretë dhe të fundit të kësaj ndeshje. Skuadra shkodrane ka fituar kësisoj me rezultat të pastër dhe me këtë trepikësh ajo ngjitet në kuotën e 45 pikëve. Diferenca e saj me Tiranën kryesuese tashmë është ngushtuar në tre pikë sepse bardheblutë kanë humbur sot ndaj Akademisë me rezultatin 1-2.

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al