Kategoria e pare

# Skuadra ND PIKE
1 VLL 3 9
2 DI 3 6
3 IL 2 3
4 ER 2 3
4 KO 2 3
4 VE 2 3
7 BE 2 3
7 SH 2 3
9 VO 2 0
10 BU 2 0

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot2920
mod_vvisit_counterDje11897
mod_vvisit_counterKete jave2920
mod_vvisit_counterTe gjitha8427301

Ikën Gjoka, tek Vllaznia prezantohet stafi i ri

Shtyp pdf

Pas dorëheqjes së paraqitur nga trajneri Ernest Gjoka dhe stafi i tij, drejtuesit e klubit Vllaznia kanë bërë edhe zgjedhjen e duhur për të gjetur njerëzit që do ta drejtojnë ekipin në dy ndeshjet e fundit të këtij kampionati. Pasditen e sotme është bërë prezantimi i stafit që do ta drejtojë atë në këto dy ndeshjet e fundit të kampionatit.

Administratori Astrit Gjyrezi u ka bërë të ditur futbollistëve se kush do jenë trajnerët që do t'i stërvisin ato gjatë kësaj periudhe.Kraja, Kaçi, Xhahysa, Lekiqi e Mehja do të punojnë të gjithë sëbashku, me një qëllim të vetëm: Shpresimin deri në fund të mbijetesës së Vllaznisë.Trajneri i parë Ervis Kraja ka dhënë një prononcim për mediat para stërvitjes së parë në drejtimin e kuqebluve teksa ka thënë:Po, natyrisht që është një detyrë e vështirë të marrësh drejtimin e Vllaznisë në këto momente, por me grupin e punës që është krijuar me disa trajnerë që janë pjesë e Akademisë, do të mundohemi të bëjmë më të mirën.Janë edhe dy ndeshje dhe përderisa na e lejon matematika të shpresojmë, ne do ta bëjmë këtë gjë.Padyshim që do të mundohemi të bëjmë sa më mirë punën tonë dhe pastaj të shpresojmë edhe tek ndonjë ndalesë e kundërshtarit.Skuadrën e njoh mirë dhe do tentojmë të bëjmë më të mirën. Jo rastësisht sot janë të dy ekipet bashkë në stërvitje, si ekipi A ashtu edhe ekipi B.E kemi bërë një gjë të tillë për t'u treguar të gjithë djemve dhe këtë ua bëra të qartë, se nuk do ketë më dallim se me cilin ekip luan, tashmë janë të gjithë njëlloj.Tek Vllaznia aktualisht nuk ka lidera por janë të gjithë punëtorë dhe në formacion për këto dy ndeshje, do të jetë kush ta meritojë.Objektivi jonë është të fitojmë të shtunën ndaj Kukësit fillimisht.Një skuadër që siç dihet, besoj se nuk do të ketë motivimin maksimal ngaqë e ka siguruar objektivin por ne do të bëjmë punën tonë, duke shpresuar pastaj në një ndalesë të Kamzës ndaj Laçit".

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al