Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 20 46
2 FL 20 35
3 KU 20 32
4 LA 20 30
5 KA 20 29
6 PA 20 28
7 LU 20 27
8 VL 20 21
9 TE 20 17
10 LU 20 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3192
mod_vvisit_counterDje6343
mod_vvisit_counterKete jave54218
mod_vvisit_counterTe gjitha6591976

Vllaznia U-19 fiton 2-0 në Laç, Vllaznia U-17 humbet 1-2

Shtyp pdf

Një fitore dhe një humbje kanë dhuruar ndeshjet e sotme për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë qenë udhëtuese në Laç teksa janë ndeshur me ekipet vendase dhe 19 vjeçarët shkodranë kanë fituar 2-0 ndërsa 17 vjeçarët kanë humbur 1-2. Ndeshja e parë ka qenë ajo e 17 vjeçarëve. Laçianët kanë shënuar të parët dhe pjesa e parë është mbyllur 1-0 për ta. Në fillimin e pjesës së dytë, Vllaznia ka fituar të drejtën e një 11-metërshi i cili është kthyer në gol nga sulmuesi Rubin Hebaj. Megjithatë në minutat e fundit të ndeshjes Laçi ka shënuar edhe golin e dytë dhe kësisoj ai e kanë fituar krej ndeshjen me rezultatin 2-1. Në këtë mënyrë, pas kësaj ndeshje Vllaznia U-17 është në kuotën e 9 pikëve (ka fituar 3-0 ndeshjen në tavolinë ndaj Skënderbeut ditën e dielë). Ndërkohë menjëherë pas kësaj ndeshje ka nisur ajo në mes 19 vjeçarëve të Laçit dhe Vllaznisë. Këtë herë ekipi shkodran ka qenë më i qartë në lojën e tij. Ai ka arritur të shënojë një gol në pjesën e parë me anë të sulmuesit Elis Kabuni ndërsa në pjesën e dytë ka shënuar edhe një gol tjetër me anë të mesfushorit Arlind Kalaja dhe kësisoj, i gjithë takimi është fituar nga skuadra e drejtuar nga Luan Zmijani me rezultatin 2-0. Me trepikëshin e sotëm, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 14 pikëve (ajo ka marrë fitoren 3-0 në tavolinë edhe ndaj Skënderbeut në ndeshjen e javës së 5-të) duke qenë kështu në mes ekipeve më të mira të kampionatit. Ditën e dielë, dy ekipet e Akademisë Vllaznia do t'i luajnë ndeshjet e rradhës në Shkodër ndaj ekipeve të Olimpikut.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al