Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 20 46
2 FL 20 35
3 KU 20 32
4 LA 20 30
5 KA 20 29
6 PA 20 28
7 LU 20 27
8 VL 20 21
9 TE 20 17
10 LU 20 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3198
mod_vvisit_counterDje6343
mod_vvisit_counterKete jave54224
mod_vvisit_counterTe gjitha6591982

Vllaznia, mundësia më e mirë për të kapur vendin e dytë të dielën

Shtyp pdf

Rezultati i sotëm në ndeshjen Teuta- Kastrioti (1-2) ka qenë vërtetë surprizë për shumëkënd. Fitorja e krutanëve ka qenë e papritur dhe nga kjo ka përfituar jo pak edhe ekipi i Vllaznisë. Durrsakët pas humbjes së sotme kanë mbetur në kuotën e 19 pikëve, vetëm tre më pak se shkodranët. Në këtë mënyrë, në rast fitoreje të tyre në ndeshjen e së dielës ndaj Bylisit, dy skuadrat barazohen me pikë dhe me golaverazh, do jetë Vllaznia ajo që do të kalonte në vendin e dytë në renditje. Ja pse vendimi i drejtuesve të klubit për të paguar shumën e dëmshpërblimit për të hapur dyert e stadiumit "Loro Boriçi" në ndeshjen ndaj Bylisit, merr vlerë edhe më të madhe. Tifozët e skuadrës sonë me shumë siguri do të jenë të shumtë në numër për të mbështetur atë në arritjen e fitores së rradhës. Vërtetë Vllaznia e sivjetme nuk është ndërtuar për të dalë kampion megjithatë ajo duhet patjetër të vazhdojë rrugën që ka nisur duke qenë në mes ekipeve më të mira të kampionatit. Ndeshja ndaj Bylisit që do luhet ditën e dielë në orën 14.00 pritet të jetë momenti i rikonfirmimit të momentit të mirë për skuadrën e drejtuar nga Agim Canaj. Natyrisht pa kaluar në eufori dhe pa nënvleftësuar për asnjë moment kundërshtarin. Nëse ndodhin këto, atëherë patjetër që do të kemi një tjetër rezultat pozitiv edhe këtë javë.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al