Superliga

# Skuadra ND PIKE
1 SK 20 46
2 FL 20 35
3 KU 20 32
4 LA 20 30
5 KA 20 29
6 PA 20 28
7 LU 20 27
8 VL 20 21
9 TE 20 17
10 LU 20 10

Nr. Vizitoreve

mod_vvisit_counterSot3209
mod_vvisit_counterDje6343
mod_vvisit_counterKete jave54235
mod_vvisit_counterTe gjitha6591993

Vllaznia e femrave mund The Door 4-0. E vetme në krye të renditjes

Shtyp pdf

Skuadra e Vllaznisë në futboll për femra ka arritur të sigurojë një tjetër fitore ditën e sotme. Në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në fushën sportive "Reshit Rusi", ajo ka qenë udhëtuese ndaj The Door. Rezultati përfundimtar i fiksuar në fund të 90 minutave ka qenë 4-0 për vajzat e drejtuara nga trajneri Selami Pepaj. Ato e kanë dominuar lojën në të gjitha drejtimet. Me skuadrën ishin bashkuar edhe 6 futbollistet që kanë qenë në ndeshjet e fundit të kombëtares, të cilat kanë treguar një formë të mirë sportive. Goli i parë i ndeshjes është shënuar nga sulmuesja Arlinda Gruda e cila kaloi në avantazh skuadrën e saj. Më pas janë shumë raste të humbura dhe kjo ka nervozuar jo pak stafin drejtues megjithatë në minutat e fundit të kësaj pjese do ishte kosovarja Berisha ajo që me përvojën e saj do të shënonte edhe dy gola të tjerë dhe kësisoj pjesa e parë do mbyllej me rezultatin 3-0. Në të dytën, Vllaznia arrin të shënojë edhe një tjetër gol me anë të sulmueses Jesmira Tula dhe kësisoj e gjithë ndeshja do të mbyllej në shifrat 4-0. Me fitoren e sotme, skuadra shkodrane vazhdon të jetë e vetme në krye të renditjes, tashmë me 19 pikë dhe është pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion. Një meritë e padiskutueshme e gjithë skuadrës por në veçanti e presidentit Lazer Matija që ka arritur të krijojë një ekip shumë të fortë duke bërë një merkato shumë cilësore.
© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com

Klubi Vllaznia anetar me te drejta te plota i ECA-se

Na kontaktoni

* Addresa: Loro Borici" Rr."Djepaxhiej" Nr2 Shkodër

* Tel: +355 222 801333

* Email: info@vllaznia.al

* Website: www.vllaznia.al