Vllaznia gabon në "Loro Boriçi". Vetëm barazim 1-1 ndaj Bylisit

Shtyp

Vllaznia gabon sërish në shtëpi. Pas humbjeve me Flamurtarin dhe Skënderbeut, sot ajo ka barazuar me Bylisin. Në fund të 90 minutave në “Loro Boriçi” është fiksuar rezultati 1-1 por më shumë sesa rezultati, ajo që ka rënë në sy ka qenë loja shumë e dobët e kuqebluve. Ndeshja nuk ka nisur mirë për ta, madje Bylis në dy- tre momente duhej të kishte shënuar. Vllaznia ndërkohë luan shumë dobët, ka shumë pak raste shënimi. Në pjesën e dytë diçka ndryshon por në fakt është Bylis ai që shënon I pari me anë të Kulit në minutën e 72-të. Shkodranët mundohen të reagojnë dhe arrijnë të barazojnë në minutën e 80-të me anë të Bushiç. Presioni I vendasve në minutat e fundit rritet por nuk ka gol tjetër. Përfundimisht barazim 1-1 në një ndeshje që ka qenë ndër më të dobëtat e Vllaznisë këtë sezon. Trajneri Agim Canaj pas ndeshjes ndër të tjera ka fajësuar për rezultatin e arritur edhe gjyqtarin e ndeshjes megjithatë kjo nuk vlen shumë sepse rezultati përfundimtar i ndeshjes nuk ndryshon më. Me barazimin e sotëm,  Vllaznia ka mbetur ne kuoten e 17 pikeve duke humbur mundesine qe te kalonte ne vendin e dyte ne renditje. Shorti I javeve te ardhshme nuk eshte shume I favorshem per te pasi do kete dy ndeshje ne transferte prandaj dhe barazimi I sotem djeg shume.
Vllaznia- Bylis 1-1
Vllaznia:  Vujadinoviç, Kruja (Bardula 65’), Beqiri, Sykaj, Baci, Belisha, Tafili (Tafili 76’), Kraja,  Shtubina (Dibra 76’), Hajdari, Bushiç.Tr.    
Bylis: Ruçi, Llenga, Basriu, Ristevski, Idrizaj, Kehinde, Gerxho (Kelmendi 90’), Meta, James (Çaushaj 77’), Kuli (Bakiu 86’), Izuçuki. Tr. E.Egbo
Gjyqtarë: K.Meta, G.Koka, R.Avdo  
Shënues: Bushiç 80’/ Kuli 72’
Karton I verdhë: Bushiç, Tafili/Ruçi

© vllaznia.al

Joomla Templates and Joomla Extensions by JoomlaVision.Com