Javë e mbarë për Akademinë Vllaznia. 4 fitore për ekipet e saj

Java që lamë pas ka qenë shumë e suksesshme për të gjithë ekipet e Akademisë Vllaznia që marrin pjesë në kampionatet e Kategorisë Superiore për moshat respektive. Të katër ato i kanë fituar ndeshjet e tyre të rradhës.

Kështu, Vllaznia U19 ka luajtur në transfertë me Laçin dhe ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 falë golave të shënuar nga futbollistët Delaj, Qerpiku e Pjeshka. Pas javës së 23-të të kampionatit, ekipi ynë mban vendin e tretë të renditjes me 28 pikë, vetëm një pikë larg Partizanit e Tiranës që ndodhen më lart.

Nga ana tjetër, Vllaznia U17 ka pritur në “Reshit Rusi” ekipin e Laçit ndaj të cilit ka fituar me rezultatin e thellë 7-2. Golat për ekipin tonë janë shënuar nga Halili, Guri (2), Zaganjori, Shimaj, Dodaj (2). Pas javës së 23-të ndodhet në vendin e tretë të renditjes me 23 pikë.

Vllaznia U15 sakaq, ka fituar 3-1 ndaj Laçit po në “Reshit Rusi” me golat e shënuar nga Fusha, Ivziku e Gurraj. Pas ndeshjeve të kësaj jave, ekipi ynë mban vendin e parë të renditjes me 32 pikë.

Edhe Vllaznia U13 ka arritur të fitojë në ndeshjen e kësaj jave, atë të luajtur në transfertë me ekipin Brians me rezultatin 4-1. Autorë të golave kanë qenë futbollistët Thana (3) dhe Hoxha. Pas javës së 23-të, ekipi ynë ndodhet në vendin e shtatë me 14 pikë./vllaznia.al/

Shpërndaje