Josa: Mendjen vetëm tek Egnatia, na duhet fitorja nesër

Vllaznia do të luajë nesër ndaj Egnatias në Rrozhinë ndeshjen e rradhës, e cila është e vlefshme për javën e katërt të “Abissnet Superiore”. Në prag të kësaj sfide, ka dalë para gazetarëve trajneri Mirel Josa i cili ndër të tjera është shprehur:

Nuk do të thotë gjë që fituam dy ndeshje. Humbja me Erzenin na qëndron prapë si një gjilpërë që na shpon dhe do të qëndrojë. Ne kemi një ndeshje shumë të vështirë, për faktin se do të kemi përballë një skuadër e cila është organizuar për të fituar. Edhe ajo skuadër ka bërë tre ndeshje nga të cilat dy i ka humbur dhe një e ka fituar. Arriti një fitore të vështirë në transfertë në Laç. Ka humbur dy ndeshje që mund të dilnin dhe ndryshe. Kjo na bën që këtë skuadër ta vlerësojmë maksimalisht. Dua të them që ky vlerësim nuk bëhet vetëm se është Egnatia, por ky klub ka bërë shumë lëvizje në skuadër dhe ka hyrë me pretendime.

Nuk është ballafaqim brenda familjes. Po luan Egnatia me Vllazninë. Ata lojtarë, ose ata drejtues tani punojnë për Egnatian, por më parë kanë qenë pjesë e Vllaznisë. Kështu e ka futbolli. Unë nuk e shikojë në këtë drejtim. E shikojë në mënyrën si do të shkojë loja dhe se si do ta respektojmë atë futboll.

Mua më intereson që lojtarët e mi të jenë të fokusuar 100%. Të jenë në gjendje të thyejnë manovrën sulmuese të ekipit të Egnatias dhe njëkohësisht të kemi prioritetet tona për sa i përket sulmit.

Për mua çdo ndeshje është detyrim për t’u fituar. Jo se është Egnatia nesër. Edhe Egnatia e ka detyrim të fitojë. Varet se si do ta respektojmë ne futbollin.

Të plotë prononcimin e trajnerit Josa mund ta ndiqni në videon e mëposhtme:

Shpërndaje