Krymi: I mbyllim llogaritë brenda 90 minutave me Partizanin

Shpërndaje

Ardit Krymi duke folur në konferencë për mediet përpara takimit të dytë të gjysmëfinales së kupës ndaj Partizanit që do të përcaktojë edhe finalistin nga ky çift dhe që do të luhet të mërkurën në orën 17:45, pasi ndeshja e parë mes tyre u mbyll me barazim pa gola, theksoi se skuadra është e përgatitur dhe do kërkojë ta marrë fitoren brenda 90 minutave.

Ndeshja me Partizanin:Siç ka ardhur situata mendoj se ndeshja me Partizanin është ndeshja më e rëndësishme e sezonit, sepse siç ka shkuar kampionati duhet të japim maksimumin.”

Rikthimi i Gurishtës: “Jam i kënaqur që është kthyer Gurishta, sepse i duhet ekipit. Të dalin të dy kapitenët mendoj se kjo tregon që do e marrim përsipër ndeshje.”

Goli: “Do japim 100% nesër siç e dhamë në ndeshjen e parë. Ata na anuluan një gol të rregullt në minutën e 90’. Kemi për t’u bërë më të fortë.”

Objektivat: “Ne objektivat i kemi pasur të qarta. Objektivi minimal i yni ka qenë Europa. Mendoj se futbolli po nuk pati pak presion nuk është i bukur.”

Tifozët: “Pa tifozë nuk kemi ku shkojmë. Ata janë ndihmë e madhe për ne dhe mendoj që me ta jemi të pamposhtur.”

Përgatitja: “Duhet të jemi të përgatitur për çdo gjë, sepse dihet se si shkon ndeshja gjysmëfinale e Kupës dhe do të mundohemi ta mbyllim brenda 90 minutave.”

Finalja e kupës: “Kualifikimi në finale do të na japë besim në fazën e mbetur të kampionatit sepse nuk ka mbaruar gjë në kampionat. 5 pikë nuk janë shumë.”

Similar Posts