Krymi: Nuk duhej të ishim 14 pikë larg Tiranës. Na ka dëmtuar edhe arbitrimi

Edhe ndaj Dinamos, numri 6 I skuadrës tonë ka bërë një paraqitje shumë të mirë dhe jo më kot është shpallur “lojtari I ndeshjes”. Ardit Krymi ka mbajtur në këtë ndeshje edhe shiritin e kapitenit në mungesë të Gurishtës dhe padyshim që është shndërruar në një lider të ekipit.

Pas ndeshjes, për mediat, ai është shprehur: “Duke marrë parasysh sesi kanë shkuar ndeshjet, rezultatet nuk kanë qenë të duhurat. Këto 3 pikë kanë qenë si oksigjen për ne. Kur u bëmë 2-0 ne u kthyem mbrapa, jo se na tha trajneri, por donim të fitonim .Ne kemi merituar më shumë në këtë kampionat.

Nuk kemi ekip për të qenë 14 pikë më pak se Tirana. Ka ndikuar edhe arbitrimi. Për ndeshjen e ardhshme me Kukësin do të kemi disa mungesa, unë mendoj që me lojtarët që kemi, do t’i zëvendësojmë”.

Shpërndaje