Kupa e Shqipërisë/ Vllaznia fiton 2-0 në Ballsh ndaj Bylisit

Vllaznia ka marrë një fitore shumë të rëndësishme pasditen e sotme në Ballsh ndaj Bylisit vendas në ndeshjen e parë të turit të dytë të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë kanë fituar me rezultatin e pastër 2-0 duke hedhur një hap të sigurtë për kualifikimin në çerekfinale të këtij kompeticioni.

Skuadra e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Qarri, Smajli, Gurishta, Juriç, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Heriç, Hoxhaj, Çoba, Kaina. Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Jonuzi që ka zhbllokuar rezultatin në minutën e 37-të dhe kjo pjesë është mbyllur vetëm me këtë gol.

Në pjesën e dytë, kuqeblutë e kanë administruar si duhet avantazhin dhe madje në minutat shtesë kanë shënuar edhe një gol tjetër me anë të sulmuesit Kaina. Në 45 minutat e dyta trajneri Josa ka aktivizuar edhe Markun, Malën dhe Krujën.Ndeshja e kthimit do të luhet pas dy javësh në stadiumin “Loro Boriçi”.

Shpërndaje