Maliqi, Pjeshka e Qerpiku i japin fitoren e 9-të në 10 ndeshjet e fundit Vllaznisë U19

Pas një rezultati jopozitiv në ndeshjen e fundit, Vllaznia U19 është rikthyer tek fitorja, madje duke marrë jo vetëm një trepikësh, por duke dhuruar edhe një 90-minutësh shumë të bukur në ndeshjen e luajtur në “Reshit Rusi” ndaj miqve të Internacional Tirana.

Kuqeblutë e trajnerit Vioresin Sinani kanë dominuar në të gjitha drejtimet ndaj kundërshtarit dhe e kanë fituar këtë takim të vlefshëm për javën e 17-të të kampionatit me rezultatin e pastër, 3-0. Ndeshja nisi me gol dhe do të ishte Maliqi, ai që do të shënonte fillimisht golin e parë në minutën e 12-të, ndërsa në minutën e 26-të, Pjeshka shënoi edhe golin e dytë që i hapi rrugë fitores së Vllaznisë.

Ndërkohë, në pjesën e dytë, për ekipin shkodran do të shënonte edhe Qerpiku dhe në këtë mënyrë, me fitoren e pastër të Vllaznia U19 do të mbyllej kjo ndeshje.

Shpërndaje