Mjafton goli i Hakajt, Vllaznia fiton 1-0 ndaj Skënderbeut

Vllaznia është rikthyer tek fitorja duke mundur me rezultatin 1-0 Skënderbeun në ndeshjen e rradhës, atë të luajtur pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”. Në pjesën e parë, loja e skuadrës tonë nuk u ngjit në lartësinë e duhur, teksa ishin korçarët me dy mundësi të pastra shënimi.

Në fundin e kësaj pjese loje, ndërkohë ka një rast shumë të diskutueshëm ku Latifi pengohet brenda zone nga portieri kundërshtar dhe arbitri i takimit nuk jep 11-metërsh, por i nxjerr lojtarit kuqeblu karton të verdhë për simulin. Pjesa e parë do të mbyllej në shifrat e barabarta 0-0.


Në të dytën, do të vinte edhe goli i shumëpritur. Hakaj në minutën e 58-të, pas një asisti në zonë të Aralicës do ta dërgonte topin në rrjetë. Kaq do mjaftonte që Vllaznia ta fitojë këtë ndeshje duke u ngjitur kështu në kuotën e 45 pikëve duke qenë vetëm një pikë larg Partizanit e Kukësit, dy rivalëve të saj kryesorë në garën për një vend në Kupat e Europës./vllaznia.al/

Shpërndaje