Ndalet në Ballsh seria e fitoreve të kuqebluve

Pas një serie rezultatesh pozitive, skuadra jonë është ndalur pasditen e sotme në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë të luajtur në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit, ku është mundur me rezultatin e ngushtë 1-0.

Ndonëse thuajse e gjithë loja ka qenë e kontrolluar nga futbollistët kuqeblu, ka mjaftuar një gabim në mbrojtje në minutën e 59-të, ka mjaftuar që futbollisti vendas Souza ta dërgonte topin në rrjetën e portës tonë.

Reagimi i Vllaznisë ka qenë i shpejtë dhe e gjithë loja është përqendruar në zonën ballshiote, teksa nuk kanë munguar edhe rastet e krijuar, por gjithsesi nuk ka patur gol dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me fitoren 1-0 në favor të Bylisit.

Skuadra jonë luajti në këtë ndeshje me formacionin e mëposhtëm: Zogoviç, Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Marku, Çoba, A.Hoxhaj dhe Kaina. Janë aktivizuar edhe Heriç, Kruja, Mala e Balaj./vllaznia.al/

Shpërndaje