|

Nisja jo e duhur e kampionatit, Vllaznia humbet 0-1 ndaj Erzenit

Shpërndaje

Vllaznia i ka bërë nisjen jo të duhur kampionatit të 84-të kombëtar të futbollit. Në ndeshjen e parë të tij, atë të luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Niko Dovana” të Durrësit, kuqeblutë janë mundur me rezultatin 1-0 nga Erzeni.

Duhet thënë se skuadra jonë nuk ka zhvilluar një ndeshje të mirë dhe si rrjedhojë, vendasit falë golit të shënuar që në minutën e 24-të me anë të Rodriguez, ia kanë dalë të fitojnë.

Në pjesën e dytë skuadra shkodrane është munduar të reagojë dhe në momente të caktuara ka qenë edhe pranë golit të barazimit, por gjithsesi nuk ia ka dalë të shënojë dhe si rrjedhojë është detyruar të pranojë humbjen.

Javën e ardhshme ajo do të presë në stadiumin “Loro Boriçi” ekipin e Kukësit në kuadrin e ndeshjeve të javës së dytë të “Abissnet Superiore”.

Formacioni i Vllaznisë ndaj Erzenit: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Shehi, Hakaj, Boshnjaku, Jonuzi (Kruja 85′), Marku (Vulaj 46′), A. Hoxhaj, Latifi, Kaina (Çoba 64′). Trajner: Mirel Josa

Similar Posts