Plori: Një fitore nesër ndaj Laçit na bën shumë punë

Në prag të sfidës së nesërme ndaj Laçit, në stadiumin “Loro Boriçi”, në orën 16:45, e vlefshme për javën e 28-të, në konferencën për shtyp është shfaqur trajneri i Vllaznisë, Elvis Plori, i cili ka analizuar këtë takim për skuadrën shkodrane:

“Këto dy javë janë shumë të rëndësishme për të gjithë klubin dhe besoj se do të rikthehemi te fitoret. Lojtarët e kanë vlerësuar stërvitjen shumë. Nuk është hera e parë që shënojmë gol dhe më pas e pësojmë. Kemi bërë një analizë pas kësaj ndeshje dhe shpresoj që këto situata të mos përsëriten më. Si trajner mund të them që skuadra në minutat e fundit nuk kishte fuqi. Me programin e GPS, lojtarët kanë pasur luhatje dhe nuk kam bërë shumë ndryshime në formacion. Ana psikologjike ka ndikuar pasi skuadra është ndërtuar për të dalë kampion dhe mungesa e rezultateve ka ndikuar.”

“Si trajner jam gjithmonë nën presion, por e them me shpirt që në Shkodër kam ardhur për të bërë më të mirën për këtë skuadër, pasi këtu jam në shtëpinë time. Këtu ka gjithmonë presion, por unë dua të dalë faqebardhë pasi jam shkodran dhe kur nuk fitojmë mezi i dalë përpara njerëzve të shtëpisë. Jam trajner që mundohem të bëj gjithmonë maksimumin.

Të plotë prononcimin e trajnerit Plori mund ta ndiqni duke klikuar linkun e mëposhtëm:

Shpërndaje