Rikthehemi tek fitorja dhe ngjitemi në vendin e dytë

Vllaznia rikthehet tek fitorja në kampionat dhe bashkë me suksesin 2-0 ndaj Kukësit, ajo është ngjitur edhe në vendin e dytë të renditjes pas javës së 20-të të tij.

Në takimin e luajtur pasditen e djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” gjithçka është vendosur që në pjesën e parë, falë golave të shënuar nga futbollistët Herald Marku dhe Fjoart Jonuzi.

Në pjesën e dytë kuqeblutë arritën të administrojnë këtë avantazh dhe si rrjedhoje fitorja nuk u vu asnjëherë në dyshim duke marrë në këtë mënyrë një trepikësh me shumë vlerë për vazhdimësinë e garës në kampionat.

Vllaznia luajti në këtë ndeshje me këtë formacion: Zogoviç, Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Marku, Mala, A.Hoxhaj e Balaj. Trajner Mirel Josa. Në pjesën e dytë u aktivizuan edhe Kaina, Kruja, Heriç, Çoba e Latifi./vllaznia.al/

Skuadra jonë luajti në këtë ndeshje me formacionin e mëposhtëm: Zogoviç, Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj, Alivoda, Jonuzi, Heriç, Çoba, A.Hoxhaj dhe Balaj. Trajner: Mirel Josa. Janë aktivizuar edhe Kaina, Çoba, Kruja, e Marku.

Shpërndaje