Trajneri Plori: Luajtëm më mirë se në ndeshjet e kaluara, por na mungoi shpejtësia në finalizim

Vllaznia nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola në sfidën me Laçin e luajtur në “Loro Boriçi”. Në një intervistë për mediat tekniku i shkodranëve, Elvis Plori, dha opinionin e tij për këtë takim.

Ishte një ndeshje e vështirë, kundër një skuadre me elementë cilësorë. E vlerësuam mirë ndeshje, e cila ka pasur një shkëndijë pak më tepër se të tjerat. Sulmi ka pasur diçka më tepër. Në disa raste na mungoi shpejtësia në finalizim.

Sulmi? – Nëse nuk arrin të finalizosh është e vështirë të fitosh. Janë të tilla momente që ndryshojnë rrjedhën e lojës.

Jeni në presion? – S’ka asgjë tjetër. Performanca s’ka qenë si duhet. Rezultatet kanë bërë që skuadra të jetë në presion. Nuk ka probleme të tjera. Është dhe mos arritja e objektivit për të dalë kampion, kjo e ka ulur shumë moralin.

Dolëm disa herë në superioritet numerik, por nuk bëmë pasimin në kohën dhe vendin e duhur. Kemi një grup lojtarësh që ka punuar mirë me atë sistem loje dhe do të reagojmë shumë shpejt.

Shpërndaje