Tre fitore dhe një barazim për ekipet e Akademisë Vllaznia në javën e fundit

Edhe java që lamë pas ka qenë e mbarë për ekipet e Akademisë Vllaznia. Ato kanë arritur tre fitore dhe një barazi, duke ecur të sigurtë drejt arritjes së objektivave të tyre.

Kështu, Vllaznia U19 ka fituar me rezultatin 2-1 ndaj ekipit të Shënkollit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Autorë të golave për të kanë qenë futbollistët Paolo Pjeshka dhe Antonio Delaj.


Vllaznia U17 ndërkohë ka arritur një fitore shumë të thellë në shifrat 6-0 ndaj KF Shkodra. Autorë të golave kanë qenë futbollistët Xhoel Hajdari, Ersi Zaganjori (2), Hazret Shimaj, Kevin Dodaj dhe Nebi Qokthi.


I vetmi barazim këtë javë është arritur nga Vllaznia U15 që në “Reshit Rusi” e ka mbyllur në barazim 2-2 ndeshjen e saj ndaj ekipit të Tiranës. Kuqeblutë janë gjendur në disavantazh të dy golave, por kanë arritur të barazojnë me anë të futbollistëve Erigestino Pepnikaj dhe Klenis Smakaj.


Edhe Vllaznia U13 sakaq ka fituar në javën që lamë pas. Ajo ka luajtur në transfertë me ekipin e Akademisë së Futbollit dhe ka fituar me rezultatin 1-0 me golin e shënuar nga futbollisti Nikol Thana.

Shpërndaje