Tre golat e Delajt i japin barazimin Vllaznisë ndaj Tiranës

Sulmuesi anesor i Vllaznia U19 Antonio Delaj ka shkelqyer ne ndeshjen e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Skender Halili” te kryeqytetit duke shenuar tre gola njeri pas tjetrit dhe duke i dhene barazimin ekipin te tij qe ne pjesen e pare po humbte 3-0.
Ka ndodhur gjithçka ne nje sfide shume interesante ku jane perballur dy ekipet kryesuese te kampionatit U19. Bardheblute e kane nisur me vrull ndeshjen duke shenuar qe ne minuten e trete me ane te futbollistit Qefalija.
Me pas do te vijne edhe dy gola te tjere per Tirana U19 shenuar nga Karaj ne minuten e 14-te dhe Nikqi ne te 33-ten. Vendasit perfituan nga mungesat e shumta te Vllaznise ne kete ndeshje, plot 7, qe e kishin vene ne veshtiresi trajnerin Sinani per ndertimin e formacionit.
Pa Mujaxhin e Qerpikun te pezulluar per arsye kartonash e Kodra e denuar nga Disiplina e pa Pjeshken, Kaçajn, Musarajn e Selmanin te demtuar, shto edhe ndonje lojtar tjeter ne gjendje jo te mire, veshtiresite ishin te medha per kuqeblute ne kete perballje me rivalin e tyre kryesor.
Por gjithçka e ka marre ne dore ne pjesen e dyte sulmuesi Antonio Delaj. Nga 3-0, ai ka arritur te shenoje tre gola njeri pas tjetrit dhe ne fund te takimit eshte fiksuar rezultati i barabarte 3-3. Delaj ka qene i pandalshem ne kete 45 minutesh dhe perpos tre golave, atij i eshte mohuar edhe nje 11-metersh mese i paster. Ne kete menyre, te dy ekipet kane ndare nga nje pike ne kete ndeshje dhe sebashku me Partizanin vijojne nje gare te forte per kreun e renditjes se ketij kampionati.

Shpërndaje