Vendosin golat e Çobës dhe Gurishtës, Vllaznia fiton edhe miqësoren e dytë

Vazhdojnë paraqitjet pozitive të Vllaznisë në miqësoret që po zhvillon në Austri, në kuadër të përgatitjeve për përballjen e dyfishtë me Universiatean e Craivas, në raundin e dytë të Conference League. Kuqeblutë mposhtën 2-0 skuadrën e ligës së dytë austriake, Lafnitz (ndaj Traiskirchen fitoi 1-0).

Golat në këtë test u shënuan në pjesën e dytë me autorë Çobën dhe Gurishtën. Në fakt, të dyja skuadrat patën raste në këtë ndeshje, por pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në minutën e 61-të, Mehdi Çoba qe e dërgoi topin në rrjete, duke zhbllokuar rezultatin, ndërsa shtatë minuta me vonë ishte radha e kapitenit Gurishta për të festuar shënimin e golit, që ishte i dyti për kuqeblutë.

Vllaznia e nisi ndeshjen me këtë formacion: Zogoviç, Gurishta, Juriç, Bulatovi Hakaj, Jonuzi, Boshnjaku, Marku, Çoba, A.Hoxhaj dhe Aralica. Gjatë pjesës së dytë u aktivizuan edhe Shimaj, Shehi, Paloka, Smajli, Alivoda, Heriç, Pjeshka, Kruja, Vulaj dhe Kaina./vllaznia.al/

Shpërndaje