Vllaznia barazim 0-0 në gjysmëfinalen ndaj Partizanit. I anullohet një gol mëse i rregullt

Pasditen e se enjtes ne “Elbasan Arena” eshte luajtur ndeshja e pare gjysmefinale e Kupes se Shqiperise ne mes Partizanit dhe Vllaznise e cila eshte mbyllur ne barazim 0-0. Ekipi yne ka zhvilluar nje loje kryesisht te kujdesshme duke mos dashur te dale pa nje rezultat pozitiv nga kjo perballje dhe ia ka dale. Madje duhet thene se kuqeblute e fituan ndeshjen, por per ta arritur kete i kane penguar arbitrat. Ne minuten e 93-te, pas nje goditje kendi, sulmuesi Aralica me koke e ka derguar topin ne rrjete. Por kur pritej qe goli te konsiderohej i rregullt pasi nuk kishte si te ishte ndryshe, arbitri i takimit pas konsultimit edhe me sistemin VAR, vendosi ta anulloje ate. Perfundimisht 0-0 ne kete ndeshje te pare, ndersa gjysmefinalja e dyte, ajo qe do te vendose se cila skuader shkon ne finale, do te luhet me 13 prill ne Shkoder./vllaznia.al/

Shpërndaje