Vllaznia e përqendruar maksimalisht tek sfida me Egnatian

Skuadra kuqeblu nën drejtimin e trajnerit Mirel Josa po përgatitet intenvisisht për sfidën e rradhës, atë ndaj Egnatias që do të luajë të shtunën në orën 17.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.

Në dispozicion të stafit teknik gjatë këtyre ditëve kanë qenë të gjithë futbollistët me përjashtim të Djurdjevic që vazhdon të jetë i dëmtuar.

Trajneri Josa ka punuar jo pak me lojtarët edhe në aspektin psikologjik për t’i motivuar ata për të dhënë më të mirën e tyre në fushën e lojës në këto tre ndeshjet e mbetura të këtij sezoni.

E gjithë vëmendja kuptohet që është e përqendruar për momentin tek sfida e rradhës me Egnatian, ku pritet jo vetëm rikthimi tek fitorja, por edhe një lojë ndryshe e Vllaznisë./vllaznia.al/

Shpërndaje