Vllaznia femra mund Lushnjën me ‘pokerin’ e Megi Doçit

Vllaznia e femrave ka marre nje tjeter fitore ne kampionat dhe afrohet gjithnje e me shume me titullin e nente kampion. Pasditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e paster 4-0 ndaj ekipit te Lushnjes.

Takimi eshte luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” dhe nuk ka patur shume histori. Ai eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga ekipi shkodran qe ne fakt nuk ka luajtur me te gjithe kontigjentin e plote te tij ne kete takim.

Protagoniste edhe kete here do te ishte sulmuesja e njohur e ketij ekipi Megi Doçi, e cila do t’i shenonte te kater golat e ketij takimi. Tre prej tyre i ka shenuar ne pjesen e pare dhe nje tjeter ne te dyten.

Perfundimisht 4-0 per Vllaznine e cila me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 43 pikeve, duke kryesuar me merite renditjen edhe pas javes se 18-te te kampionatit.

Ne vend te dyte eshte ekipi i Tiranes me tre pike me pak, por vajzat bardheblu kane edhe nje ndeshje me shume te luajtur dhe ne kete menyre, ekipi shkodran tashme eshte gjithnje e me prane titullit kampion te rradhes, kur kane mbetur edhe 4 jave nga fundi i kampionatit.

Shpërndaje