Vllaznia fitore përmes emocionesh ndaj Kukësit

Vllaznia gjen fitoren e parë në kampionat. Mbrëmjen e sotme ajo ka fituar ndaj Kukësit me rezultatin 2-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi”. Ka qenë në fakt një ndeshje dramatike e cila dhuroi shumë emocione dhe për më tepër me fitoren që erdhi në minutat shtesë të ndeshjes.


Skuadra jonë e nisi mirë ndeshjen dhe pas disa rasteve të pastra, do të arrinte të kalonte në avantazh me anë të mesfushorit Heriç dhe me golin e tij do të mbyllej pjesa e parë.


Në të dytën, kuqeblutë kanë sërish mundësi të mira për të dyfishuar me Latifin e Jonuzin por ato gabojnë ndërkohë që Zivkoviç do të barazonte për miqtë.


Kur u duk se ndeshja do të mbyllej në shifra të barabarta, do të vinte një aksion model i Vllaznisë në minutën e 96-të me protagonistë Kainën që pasoi saktë tek Marku i cili me një goditje të bukur shënoi golin e shumëpritur të fitores. Përfundimisht 2-1 për skuadrën tonë që merr tre pikët e para në kampionat./vllaznia.al/

Shpërndaje