|

Vllaznia mbyll aventurën europiane. Mundet nga Universitatea në sfidën e kthimit

Shpërndaje

Vllaznia i ka dhënë fund aventurës europiane, pasi është mposhtur me rezultatin 3-0 nga Universitatea e Craiovës. Pas barazimit 1-1 në “Loro Boriçi”, skuadra jonë udhëtoi drejt Craiovës me synimin për të bërë mrekullinë, por nuk ia doli.

Pjesa e parë ishte e dominuar nga vendasit, megjithatë kuqeblutë u mbajtën mirë, falë edhe pritjeve të Zogovic, duke bërë që skuadrat të shkonin më dhomat e zhveshjes me barazimin pa gola.

Megjithatë në minutën e 58’ Mateiu lëshoi një goditje nga distanca, duke gjetur trekëndëshin e portës së Zogovic, që këtë herë nuk mundi të bëjë asgjë për të ndalur topin të prekë rrjetën.

Vetëm katër minuta më vonë erdhi goli i dytë. Pas një goditjeje nga këndi, mbrojtësi brazilian Silva e dërgoi topin në cepin e portës. Trajneri Josa kreu tre zëvendësime, duke aktivizuar Vulajn, Latifin e Aralicën, por në minutën e 80’ rumunët shënuan edhe golin e tretë, duke vulosur kalimin në turin e tretë.

Merr fund kështu në turin e dytë aventura europiane e shkodranëve, që duhet thënë se ishin të pafat edhe në short.

Similar Posts