Vllaznia mund 2-1 Dinamon dhe ngjitet në vendin e tretë të renditjes

Ekipi I Vllaznisë ka marrë një fitore me shumë vlerë ndaj Dinamos me rezultatin 2-1 në stadiumin “Loro Boriçi” në kuadrin e ndeshjeve të javës së 23-të të “Abissnet Superiore”. Me këtë fitore, ekipi ynë është ngjitur tashmë në kuotën e 38 pikëve dhe mban vendin e tretë në renditje.

Takimi ndaj dinamovitëve ka nisur me shpalosjen e një banderole shumë domethënëse nga futbollistët e të dy ekipeve ku shkruhej: “Don’t fight”.

Sa i takon lojës, kuqeblutë do të kalonin në avantazh me anë të futbollistit Liridon Latifi në minutën e 15-të, I cili kthen në gol një 11-metërsh të akorduar nga sistemi VAR. Pak minuta më vonë, Aralica do të realizonte golin e dytë, por ai anullohet sërish nga sistemi VAR, këtë herë për pozicion jashtë loje. Pjesa e parë do të mbyllej me rezultatin 1-0. E dyta nis me gol për skuadrën tonë.

Në minutën e 48-të është Aralica që brenda zone godet saktë me kokë dhe topi përfundon në rrjetë. Pesë minuta para fundit, Sofranac ngushton shifrat për ekipi mik por vetëm kaq. I gjithë takimi do të mbyllej me fitoren e Vllaznisë me rezultatin 2-1.

Shpërndaje