|

Vllaznia mund kampionët, kuqeblutë marrin tre pikë me shumë vlerë ndaj Tiranës

Shpërndaje

Vllaznia ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në kampionat, duke mundur këtë herë edhe kampionët në fuqi të vendit, ekipin e Tiranës në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Selman Stërmasi”. Në fund të 90 minutave është sigluar rezultati 2-1 në favor të ekipit tonë.

Pjesa e parë e takimit ka qenë shumë e mirë për kuqeblutë të cilët në minutën e 22-të kanë kaluar në avantazh me anë të Herald Markut që ktheu në gol një 11-metërsh të fituar nga Kaina. Ky i fundit shtatë minuta më vonë do të shënonte golin e dytë me kokë dhe pjesa e parë kësisoj do të mbyllet 2-0 për Vllazninë.

E dyta nis keq për të teksa ndëshkohet nga Xhixha në minutën e 47-të dhe më pas Herald Marku ndëshkohet me karton të kuq duke barazuar numrin e lojtarëve në fushë pasi më parë të njëjtin fat kishte patur edhe Zhivanaj i Tiranës.

Në minutat e mbetura deri në fund, bardheblutë patën mundësi të mira barazimi, por ndoshta edhe fati ishte me skuadrën tonë e cila në fund fitoi 2-1 dhe mori kësisoj një trepikësh me shumë vlerë që do ta ndihmojë atë për vazhdimësinë në kampionat./vllaznia.al/

Similar Posts