|

Vllaznia nis përgatitjet për ndeshjet europiane

Shpërndaje

Vllaznia ka nisur sot përgatitjet për ndeshjet europiane. Ekipi ka zhvilluar seancën e parë në stadiumin “LOro Boriçi” dhe në dispozicion të stafit teknik kanë qenë të pranishëm 24 futbollistë.

Ndërkohë nga nesër, sipas trajnerit Josa do të fillojë rritja e ngarkesave fizike dhe ekipi do të zhvillojë dy seanca stërvitore. Po sipas tij, pritet që me ekipin të bashkohen edhe lojtarë të tjerë.

Ndërkohë në një prononcim të shkurtër të dhënë për shortin e “Conference League”, ai është shprehur: “Nuk kisha asnjë preferencë. E dimë se si është shorti. Mund të binte më e fortë dhe më e dobët. Me cilindo ekip që të na binte, do të ishte e vështirë. Ne jemi të detyruar të bëjmë punën tonë.

Me sinqeritet nuk kisha asnjë preferencë, meraku im i vetëm është që lojtarët e mi të jenë në një gjendje sa më të mirë për ndeshjen e parë. Universitatea Kraiova është një klub i madh dhe historik në Rumani. Janë ekip serioz dhe gjatë gjithë kohës kanë qenë në treshen e parë në kampionatin rumun. Ne do të bëjmë gjithçka për të kaluar turin.

Rumania ka tre ekipe cilësore dhe një prej tyre është Universitatea e Krajovës. Do të luajmë me një ekip që ka objektivat e veta. Por përderisa do hymë të luajmë, ne do të kërkojmë kualifikimin. Por e përsëris, ato janë një skuadër e fortë dhe kanë objektiva dhe një skuadër me një buxhet më të madh sesa ne”.

Similar Posts