Vllaznia nis të mendojë për të ardhmen. Firmos me Paulo Pjeshkën

Përpos angazhimit maksimal për ta mbyllur ashtu si duhet sezonin aktual, te Vllaznia kanë filluar të mendojnë edhe për të ardhmen dhe për këtë arsye, ka filluar procesi i firmosjes së kontratave me futbollistët e ekipit të të rinjve të klubit tonë. I pari që ka hedhur firmë ditën e sotme ka qenë mesfushori me tipare sulmuese Paulo Pjeshka. Në prani edhe të presidentit Alban Xhaferi, 19 vjeçari ka firmosur të parën kontratë profesioniste teksa do të jetë pjesë e Vllaznisë për 3 vitet e ardhshme, me të drejtë shtyrje edhe për 2 të tjera. Procesi do të vijojë edhe me firma të tjera, sepse klubi i ka sytë nga Akademia e tij./vllaznia.al/

Shpërndaje